Mbrëmjen e djeshme ‘Vëllai i Madh’ iu komuni8kopi banorëve provën e re javore. Ajo kishte të bënte me një gong, i cili do të binte në dhomat e ndryshme të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Në momentin që do binte gongu, në monitorin e madh gjithashtu shfaqej edhe emrin i personit që do ta fikte atë. E banori që kishte radhën për të fikur sinjalin kishin vetëm 10 sekonda kohë.
Në momentin që në monitor u shfaq emri i Beniadës për ta fikur gongun, ajo ja doli me sukses. Por teksa nxitonte që të fikte sinjalin, modelja bukuroshe rrëzohet dhe vret dorën.
Nga ana tjetër, banorët ishin të gjithë të gatshëm ta ndihmonin. Ndërkohë nga kjo provë “Vëllai i Madh” do të sfidojë vigjilencën dhe shpejtësinë e tyre.