Real Madrid-Valencia, sfidë e vlefshme për gjysmëfinalen e Superkuoës së Spanjës, do të jetë edhe një duel i gjithi italian mes Carlo Ancloetti-t dhe Gennaro Gattuso-s.
Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes, trajneri u Los Blancos ka folur për vështirësitë që paraqët ndeshja dhe më pas ka bërë një zbulim befasues pikërisht për kolegun ‘Ringhio’ dhe marrëdhënien e tyre.
“Kemi kaluar momente shumë të bukura që do t’i mbaj mend gjithmonë, por jo gjithmonë marrëdhëniet mbeten të mira. Kemi pasur probleme personale dhe nuk dua të flas për këtë.
“Shumë trajnerë të sotëm kanë luajtur te Milan-i, Inzaghi, Pirlo, Nesta… Ndoshta kanë mësuar diçka. Ka qenë një eksperiencë dhe secili hedh në fushë njohuritë e tij”, ka thënë Ancelotti.
Gattuso, nga ana tjetër, është rrëfyer për të përditshmen AS dhe ka shpjeguar se ka akoma një vlerësim të madh për mësuesin e tij, edhe pse gjërat kanë ndryshuar nga 2019 e në vazhdim, viti kur Rino mori vendin e të shkarkuarit Ancelotti nga Napoli:
“Në gazeta thuhej se skuadra nuk ishte mirë fizikisht, në ato dy vite diçka nuk është bërë mirë, por unë kam pasur respekt të madh për Ancelotti-n dhe ai e di se për mua është një person dhe trajner fenomenal”.
Trajneri aktual i Valencia-s ka pranuar se nuk flet me Ancelotti-n prej një viti dhe më pas ka shtuar: “Carlo është djalë i një brezi tjetër, megjithatë di gjithmonë si të hyjë në kokën e lojtarëve. Është më i miri në këtë këndvështrim”.