Vetëvritet biznesmeni i njohur Lulzim Kryeziu, pronari i “Shell Kosova”

0

Në fshatin Mleqan të Malishevës, biznesmeni i njohur Lulzim Kryeziu ka ndërruar jetë në rrethana tragjike, duke kryer vetëvrasje pasditen e të enjtes.Sipas raportimeve nga forcat policore në Kosovë, akti i vetëvrasjes ka ndodhur brenda një ndërtese të një biznesi familjar.Ky rast i hidhur është konfirmuar edhe nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, e cila ka shprehur keqardhje dhe ngushëllime për këtë humbje të madhe.“Në orën 15:20 të së enjtes, na arriti informacioni se një burrë në moshë madhore është gjetur i vetëvarur brenda një objekti biznesi familjar në fshatin Mleqan-Malishevë”, deklaroi Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë.Përmes një deklarate në rrjetet sociale, AKB ka shprehur ngushëllime të thella për këtë ngjarje tragjike.“Do ta kujtojmë me nderim mikun tonë Lulzim Latif Kryeziu. Pse u largove kaq herët! Pusho në paqe. AKB-ja do të mbajë gjithmonë në kujtesë kontributin tënd në ekonominë e Kosovës si përfaqësues i brendit ndërkombëtar @shellShell”, u shpreh AKB në Facebook.Gjatë këtij viti, Kryeziu ishte dënuar me katër muaj burgim dhe gjobë prej 1 mijë euro për akuzën e “dhunës në familje”.Në atë kohë, ai u denoncua në polici nga bashkëshortja dhe djali i tij, të cilët kishin shprehur ndjenja të rrezikimit.

Artikulli i mëparshëmSulm i tmerrshëm në Durrës: Dy qen “Pitbull” shqyejnë të moshuarin
Artikulli i radhësRama-Meloni: 36 mijë emigrantë nga Afrika pritet të strehohen në Shqipëri