Përplasje fizike në Këshillin Bashkiak të Tiranës: Halit Valteri dhe Tedi Blushi përfshihen në sherr

0

Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Pas protestve dhe akzuave jashtë godinës, duket se përplasjet pozitë-opozitë janë zhvendosur në Kuvendin e kryeqytetit.

Sapo nisi mbledhja e parashikuar për sot, këshilltari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i ka hedhur letra kryebashkiakut Erion Veliajn në fytyrë.

Mirëpo ky incident ka agravuar. Mësohet se më pas ka ndërhyrë anëtari socialist Halit Valteri. Në këtë moment Blushi i është kundërpërgjigjur Valterit duke e gjuajtur me grusht.

Pas këtij debati të ashpër, kryetarja e këshillit ka kërkuar ndërhyrjen policisë bashkiake. Mbledhja u ndërpre pas incidentit dhe përplasjeve.

Veliaj: Je komplet i paaftë. Më ngatërron me atë me bllok në dorë, më ngatërron me atë të bllokut.

Drejtuesja e këshillit: Zoti Blushi lini sallën

Veliaj: Je komplet i paaftë (Blushi nuk dëgjohet).

Më pas nis përplasja fizike.

Drejtuesja e Këshillit: Zoti Blushi lini sallën. Zoti Valter ju lutem. Policia Bashkiake….

Artikulli i mëparshëm
Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA
Artikulli i radhësPublikohen imazhe nga momenti kur Halit Valteri dhe Tedi Blushi përleshen në Këshillin Bashkiak (Foto)