Dalin të tjera imazhe nga mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku Tedi Blushi dhe Halit Valteri u konfrontuan fizikisht.
Sapo nisi mbledhja e parashikuar për sot, këshilltari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i ka hedhur letra kryebashkiakut Erion Veliajn në fytyrë.
Mirëpo ky incident ka agravuar. Mësohet se më pas ka ndërhyrë anëtari socialist Halit Valteri. Në këtë moment Blushi i është kundërpërgjigjur Valterit duke e gjuajtur me grusht.
Pas këtij debati të ashpër, kryetarja e këshillit ka kërkuar ndërhyrjen policisë bashkiake. Mbledhja u ndërpre pas incidentit dhe përplasjeve.