Arrestohet djali i Ymer Lala për organizim të lojërave të fatit/ Mes te arrestuarve dhe nipi i deputetit Flamur Noka

0

Arrestohet djali i biznesmenit Ymer (Korab) Lala

Prangosja e të riut ka ndodhur mbrëmjen e djeshme gjatë një aksioni të Policisë së Shtetit kundër lojërave të fatit. 24-vjeçari nga Dibra, Ylard Lala, i cili është edhe punonjës në Gardën e Republikës, është arrestuar si organizator i lojërave të fatit në lokalin e tij.

I riu kishte nën administrim një lokal në rrugën “Andon Zakon Çajupi”, ku gjatë një kontrolli të bërë nga Policia u zbuluan në flagrancë edhe 7 persona të tjerë të cilët ishin duke luajtur në tavolinën e pokerit.

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar për aksionin duke nxjerrë edhe pamjet e kontrollit të bëra brenda në lokal.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2 operacioni policor i koduar “Poker 2”.

Arrestohen në flagrancë 11 shtetas që u kapën duke organizuar lojëra në kundërshtim me ligjin, në një lokal në rrugën “Andon Zako Çajupi”. Procedohen në gjendje të lirë 7 shtetas të tjerë për moskallëzim krimi. Sekuestrohen 1 tavolinë pokeri dhe çipsa, aparate celulare dhe shuma të ndryshme parash të përfituara nga kjo veprimtari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin “Poker 2”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan:


– Ylard Lala, 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, parashikuar nga nenet 197 dhe 197 të Kodit Penal.
– Rexhep Noka
– Eglantin Fejzaj
– Nikolin Prenga
– Fatmir Rumani
– Arbjon Tocilla
– Marjan Ndoj
– Henrik Bruka
– Romario Kodra
– Erjola Vllahu
– Cen Mehmetaj

Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit E. N., 18 vjeç, F. P., 39 vjeç, K. N., 36 vjeç, K. P., 21 vjeç, A. Sh., 34 vjeçe, D. Gj., 33 vjeç dhe H. D., 35 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Artikulli i mëparshëmScandal in Himara: Candidate backed by Edi Rama accused of election manipulation
Artikulli i radhësAgron Shehaj përplaset me Ministrin e Financave: Do shkosh në SPAK