Nis me fitore turneu i Milan në Shtetet e Bashkuara. Kuqezinjtë e teknikut Fonseca dalin nga stadiumi Yankee në Nju Jork (vendi ikonik i bejsbollit) me një rezultat të bukur 3-2 kundër Manchester City. Haaland zhbllokoi ndeshjen (19′), por kuqezinjtë u përgjigjen me një dygolësh nga Colombo (30′ dhe 35′). Më pas, McAtee (55′) barazoi në pjesën e dytë, para 3-2 përfundimtare të Nasti (78′).
Një fitore prestigjioze në shtëpinë e Gerry Cardinale të shenjuar nga të rinjtë. Turneu i Milan në SHBA nisi në mënyrën më të mirë, me fitoren 3-2 kundër Manchester City. Dygolëshi i Lorenzo Colombo ishte vendimtar dhe goli i Nasti e vulosi. Paulo Fonseca është i kënaqur, por kërkon më shumë nga skuadra e tij: “Kemi ndjesi të mira. Më e rëndësishmja është që ne kemi vënë në lojë atë që kemi punuar gjatë javës – tha portugezi nga Nju Jorku -. Lojtarët bëra atë që u kërkova, të luanin me guxim, mbajtën topin, gjetën hapësirat që janë të rëndësishme”.
NË PRITJE TË LEAO…
Fonseca, shumë i vlerësuar nga Chukwueze (“Më dha besim, do të shihni një Samu të ri këtë vit”), do të jetë në gjendje të mbështetet edhe te Rafa Leao (tashmë i është bashkuar grupit) dhe Francesco Camarda (i grumbulluar surprizisht në SHBA) në dy eventet e ardhshme amerikane me Real Madrid dhe Barcelonën. Përveç Alexis Saelemaekers, të cilin ish-Roma do ta mbante me kënaqësi në Milanello pavarësisht thashethemeve për transferim: “Më pëlqen shumë, ai ka cilësi. Të gjithë trajnerët do të donin ta kishin. Ai mund të mbulojë pozicione të ndryshme. Do të doja për ta mbajtur në skuadër”.
ANKTH PËR FLORENZIN
Kundër skuadrës së Pep Guardiola, Milan tregoi disa të meta nga pikëpamja mbrojtëse: “Ne duhet të përmirësohemi, ashtu si edhe në sulm – shtoi Fonseca -. Me City ishte e rëndësishme të fitonim për të gjetur besim. Për Florenzin (i cili u dëmtua për shkak të një problemi në gju, red.) duhet të presim rezonancën magnetike”.