Një shtetas Grek në krye të Ministrisë së Mbrojtjes!

0

Një zhvillim mjaft shqetësues ka tronditur opinionin publik me ndryshimet e fundit të qeverisë, të anonçuara nga kryeministri Edi Rama.

Në një post kyç të kabinetit, siç është Ministria e Mbrojtjes, është propozuar një burokrat me shtetësi greke, Piro Vëngu, i cili ka jetuar dhe punuar për shumë vite në Greqi.

Piro Vëngu është një zyrtar që iu bashkua administratës në vitin 2013, ku u atashua në paradhomën e Ditmir Bushatit nga Edi Rama, duke shërbyer si shef kabineti i ministrit të Jashtëm.

Gjatë karrierës së tij, Vëngu ka mbajtur disa poste të rëndësishme, dhe deri më sot ka qenë drejtori i Autoritetit Portual të Durrësit.I diplomuar në Athinë dhe në Francë, tani Vëngu do të ketë në duart e tij sekretet më të rëndësishme të shtetit shqiptar dhe materialet e klasifikuara të NATO-s.

Vëngu është i dyti qytetar me kombësi greke që drejton Ministrinë e Mbrojtjes pas Kiço Mustaqit gjatë periudhës së diktaturës.Ishte pikërisht gjatë kohës së Mustaqit që u përhapën zërat se shumë sekrete të ushtrisë shqiptare u përdorën nga shërbimet sekrete greke.

Vëngu ka punuar për një kohë të gjatë edhe në negociatat ndërmjet Tiranës dhe Athinës për çështjen e detit, duke qenë pjesë e kabinetit të Ditmir Bushatit. Pas largimit të Bushatit nga posti i Ministrit të Jashtëm, Vëngu u mor nga Edi Rama në kryeministri, ku shërbeu si drejtor i Antikorrupsionit.

Pirro Vëngu u bë lajm në media jo vetëm për detyrat e rëndësishme që ka mbajtur, por edhe për një ngjarje të vitit 2015. Gjatë shërbimit në Ministrinë e Jashtme, ai mori një fletëthirrje nga Greqia, për të kryer detyrimin ushtarak për shkak të mbajtjes së pasaportës greke.

Ky zhvillim ka ngritur shqetësime të mëdha për sigurinë kombëtare dhe integritetin e informacioneve të klasifikuara të Shqipërisë.

Artikulli i mëparshëmTre drejtorë e PS-së që futen në qeveri/ Ja kush janë ministrat e rinj të Ramës
Artikulli i radhësIluzioni i demokracisë: Pse besimi tek Berisha është një gabim