Për herë të parë Rama përmend një emër tjetër si kryetar të Partisë Socialiste

0

Kryeministri Edi Rama për herë të parë, përmendi një emër si kryetarin e ardhshëm të Partisë Socialiste, nga fjala e tij e sotme në Kongresin e partisë.

Ai tha se Elena Kaçi, anëtare e Akademisë politike të PS, pas disa vitesh me siguri do të jetë kryetare e ardhshme e PS.

Rama, Elena Kaci,

(Elena Kaçi, vajza e re e dalë nga Akademia e Partisë Socialiste që mbajti fjalim në Kongres)
“Parti që thonë fjalë tërheqëse se si duhet të jetë Shqipëria, që nëpërmjet lloj-lloj firaunësh derdhin lot krokodili ditë natë për shqiptarët duke premtuar ta bëjnë detin kos gjeni, por parti që derdh energji ndërtimtare është vetëm PS.

E dashur Elena, e ndoqa me vëmendje fjalën tënde dhe u surprizova nga fjalimi përballë audiencës, bëre vetëm një lapsus që the paga minimale është 900 euro, kur është 400, ishte impresionuese.

Zakonisht bëj parashikime për rezultatin e zgjedhjeve, po i lejoj vetes një parashikim që koha do ta tregojë, ti me shumë gjasë do të jesh një ditë këtu ku jam unë, udhëheqëse e PS.

Me këtë që të thash sapo të hapa një problem sepse do kesh shumë sy që nuk do të shohin me dashamirësi, por ky është favori i parë që po të bën partia, sepse kush nuk ka shumë kundërshtarë nuk arrin në majë.

Do kem dëshmitar Pandi Majkon kur të mos jemi më këtu se Pandi është i vetmi i pavdekshëm që kemi këtu, që do dëshmojë se çfarë thashë. Se kush e di se sa do të ketë përcjellë në Sharrë apo Tufinë se është edhe mik me Lali Erin dhe ua gjen varret aty ku do”, u shpreh Rama në Kongresin e Partisë Socialiste.

Artikulli i mëparshëmRama riformaton qeverinë: Ikin Balla, Peleshi dhe Mete, Ja emrat e ministrave të rinj
Artikulli i radhësTre drejtorë e PS-së që futen në qeveri/ Ja kush janë ministrat e rinj të Ramës