Tre drejtorë e PS-së që futen në qeveri/ Ja kush janë ministrat e rinj të Ramës

0

Në vitin e fundit të mandatit të tretë, Kryeministri Rama ka vendosur t’u besojë tre drejtorëve të papërfolur dhe të pakonsumuar tre ministritë më të rëndësishme në vend.

Kështu në krye të ministrisë së Brendshme, largohet Taulant Balla dhe në vend të tij emërohet drejtori aktual i IKMT-së, Ervin Hoxha.

Por kush është Ervin Hoxha?

Në CV-në e tij thuhet se për më shumë se 20 vite ka shërbyer në funksione të ndryshme nga niveli ekzekutues deri në nivelet më të larta te drejtimit në institucione qëndrore dhe ligjzbatuese të shtetit shqiptar si: Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, Ministria e Financave, Ministria e Drejtësisë.

Në ministrinë e Financave është larguar Ervin Mete dhe në vend të tij ëshë emëruar Petrit Malaj, drejtori aktual i AKBN-në.

Kush është Petrit Malaj?

Sipas një CV-ja te publikuar online, Petrit Malaj është diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, ka vijuar studimet për Master në “Business Administration” në Universitetin Wisconsin- La Crosse në SHBA , është kualifikuar për “Banking and Finance” në Universitetin Georgetoën, SHBA dhe më pas ka ndjekur një program kualifikimi për Drejtimin e Tregut të Kapitaleve, të Ministrisë Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim të Gjermanisë.

Ai ka një përvojë të pasur pune në sistemin bankar në Shqipëri dhe më pas është angazhuar si Drejtor Ekzekutiv në kompaninë “BDO Albania”, pjesë e BDO International, grupi i pestë më i madh në botë në fushën e Konsulencës Financiare, Auditit dhe Taksave.

Ndërsa në ministrinë e Mbrojtjes është larguar Niko Peleshi dhe vendin e tij e ka zënë drejtori aktual i Portit të Durrësit, Pirro Vengu.

Kush është Pirro Vëngu?

Pirro Vengu ka mbajtur poste të rëndësishme gjatë qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.

Ai ka qenë edhe drejtori i Antikorrupsionit në Kryeministri. Po ashtu Vëngu ai ka mbajtur më parë edhe postin e shefit të kabinetit në ministrin e Jashtme që dikur drejtohej nga Ditmir Bushatit.

Artikulli i mëparshëmPër herë të parë Rama përmend një emër tjetër si kryetar të Partisë Socialiste
Artikulli i radhësNjë shtetas Grek në krye të Ministrisë së Mbrojtjes!