Luiza Gega kërkon falje për dështimin në Lojërat Olimpike Paris 2024

0

Luiza Gega nuk ia doli të kualifikohej në fazën finale teksa u rendit e 9-ta në garën 3000 metra me pengesa. Rekordmenja shqiptare e mbyll këtu rrugëtimin e saj në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Me një postim në faqen e saj zyrtare, Gega reagon për eliminimin ku zbulon se ka vuajtur nga një sëmundje gjatë fazës përgatitore.

“Eshte kaq veshtire te gjesh fjale kur ndihesh totalisht e deshtuar dhe ne fakt ne keto momente e tille ndihem. E di qe do kaloj, cdo gje kalon me kohen por ne kete moment dhemb shume sepse vertet jam munduar dhe enderruar qe do ja dal pavarsisht se gjerat qe ne muajin prill pasi u semura gjerat moren “dishezen”. Gjithsesi perseri perpiqesha fort cdo dite edhe perse me shume stres nga ndjesite jo te mira te trupit tim perseri rrija me shpresen qe do e perballoja nje gare te niveli por ne fakt nuk ndodhi keshtu.

Edhe perse nuk e kam thene kam qene ne dileme te madhe me veten nese duhet te vija apo jo por e di qe pengu per te mos e provuar do me lendonte me shume. Dua vertet ti kerkoj falje kujdo qebesoi tel une dhe e zhgenjeva dhe falenderoj te gjithe ato qe me mbeshtesin si ne dite te mira qofte dhe te veshtira. Endrra e Parisit mbyllet sot”, shkruan Gega.

Artikulli i mëparshëmDule akuza të forta nga Himara: Rezultati pritet të jetë i manipuluar, Tavo shtoi votuesit!
Artikulli i radhësIzraeli përgatitet për luftë në të gjitha frontet