Kryeministri Edi Rama habit me deklaratat e tij për marrëdhëniet me kryeministren italiane Giorgia Meloni. Në një intervistë për La7, Rama zbuloi se kampet e emigrantëve që po ndërtohen në Gjadër dhe Shëngjin janë plotësisht nën menaxhimin e Italisë, dhe Shqipëria nuk ka asnjë kosto apo përgjegjësi ligjore.
Në bisedën për “Piazza Pulita”, Rama theksoi se operacioni është krejtësisht italian dhe vendi ynë thjesht ka ofruar mikpritjen. Ai zbuloi gjithashtu se marrëveshja për këto kampe ka qenë prej kohësh në diskutim, përkundër thashethemeve për një takim të fshehtë veror me Melonin.
“Shqipëria ka dhënë gatishmërinë e saj për të mikpritur emigrantët, por është Italia ajo që menaxhon gjithçka,” tha Rama, duke përforcuar se vendi ynë nuk do të ketë asnjë kosto.
Por ajo që vërtetë tërhoqi vëmendjen ishte deklarata e tij për kryeministren Meloni, e cila e përshkroi si një “person shumë të vërtetë dhe të drejtpërdrejtë,” duke shtuar se, “nuk ka rëndësi ideologjia, Meloni është një kryeministre e një vendi mik dhe ne jemi të lidhur përjetësisht me Italinë.”
A është kjo thjesht diplomaci apo Rama po tregon një miqësi të fshehtë me të djathtën ekstreme të Italisë? Lexoni më shumë për detajet e kësaj marrëveshjeje sekrete!