Gazetarë “bandë” e SPAK-ut/ Anila Hoxha, replikë të fortë Andi Bushatit

0

Analisti Andi Bushati deklaroi mbrëmjen e djeshme se disa gazetarë janë kthyer në papagajë të SPAK-ut, ndërsa i cilësoi ata si bandë dezinformatorësh.

“SPAK ka krijuar një bandë dezinformatorësh që shpërndajnë lajme. Banda e SPAK është rrezik”, tha Bushati në një dalje televizive.

Një reagim i fortë ndaj Bushatit ka ardhur këtë të premte nga gazetarja Anila Hoxha.

Kjo e fundit, me anë të një statusi në rrjetet sociale kujton kur Bushati u thirr në SPAK dhe gazetarët e raportuan për çdo dinamikë.

Deklarata e plotë:

I dashur Bushat!



“Disa gazetarë, bandë e SPAK-ut”/ Anila Hoxha, replikë të fortë Andi Bushatit

20 Shtator 2024, 17:47, Aktualitet
CNA
“Disa gazetarë, bandë e SPAK-ut”/ Anila Hoxha,
Analisti Andi Bushati
Analisti Andi Bushati deklaroi mbrëmjen e djeshme se disa gazetarë janë kthyer në papagajë të SPAK-ut, ndërsa i cilësoi ata si bandë dezinformatorësh.

“SPAK ka krijuar një bandë dezinformatorësh që shpërndajnë lajme. Banda e SPAK është rrezik”, tha Bushati në një dalje televizive.

Një reagim i fortë ndaj Bushatit ka ardhur këtë të premte nga gazetarja Anila Hoxha.

Kjo e fundit, me anë të një statusi në rrjetet sociale kujton kur Bushati u thirr në SPAK dhe gazetarët e raportuan për çdo dinamikë.

Deklarata e plotë:

I dashur Bushat!


Vendosa të rrëfehem.

Ndaj po tregoj se si funksionon Banda e gazetarëve të SPAK me një nga krimet që TI nuk e di që ta kemi bërë ne!

NE , Banda e gazetarëve te SPAK , kur prokurorët të kërkuan të paraqiteshe NE të morëm peng dhe të pyetëm me dhunë atë ditë e në vijim.

Ti ishte thirrur nga SPAK për cështjen e të dhenave personale, dhe ne anulluam menjëherë pushimet dhe jetën luksoze prej banditësh.

Zumë si pikë strategjike deren e SPAK dhe u vendosëm aty. Ca nga një anë e ca nga ana tjetër. Nja 20 kameramanë gati për të qëlluar, u vendosën përballë. Qëndruam palëvizur jo në ajër si papagajtë por në këmbë, se na thanë ky sport është më i kërkuari

Madje, madje nuk u lodhëm asnjë cikë duke të pritur.

Kur dole, ishim këmbengulës, të rrethuam me mikrofonë dhe s’të lamë te ikje.

Nga do na ikje ne jemi shumë të rrezikshëm dhe nuk na shpëtoje dot.

Dhe u dorëzove, ti fole dhe publiku degjoi shkeljet që ishin bërë nga SPAK për Lapsin dhe lirinë e medias.

Në atë kohe rezulton se banda të dhunoi me pyetje, të keqtrajtoi mbasi ishte gozhduar me orë të tëra në derë te godinës se qelqtë.

Secili kishte nje rol në atë krim të bandës, njëri hyri live, tjetri shqetesohej mbi standartin qe po ndiqte SPAK me sekuestrimin e pajisjeve te punës të gazetarëve.

Secili veproi me shpejtësi precize sikur te ishte snajper, duke njoftuar ndonjë anëtar te bandës që mungonte. E urdhëruam që te paraqitej shpejt në SPAK se “nuk mund të bënim si palaco” dhe të të linim vetëm.

Kjo bandë e rrezikshme, nga më te rrezikshmet që ka parë Shqipëria raportoi hap pas hapi dinamikën e veprimeve të prokurorisë, gjyqësorit. Në finale edhe Strasburgun në menyrë aq te organizuar saqë konkurron edhe Cosa Nostrën.

Më pas banda e la derën e SPAK. U kthye në redaksi dhe u kujdes që për gjëmën e dhunimit të medias të raportonte përtej orarit zyrtar dhe të ishte prezente edhe ne edicionet e tjera!

Artikulli i mëparshëmEdi Rama deklarata “dashurie”: “Kush njeh Melonin, nuk ka si të mos e dojë!”
Artikulli i radhësPlagosi me armë zjarri pasi i zbuloi tradhtinë me bashkëshorten e tij, Apeli e lë në burg