Plagosi me armë zjarri pasi i zbuloi tradhtinë me bashkëshorten e tij, Apeli e lë në burg

0

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në burg efektivin e policisë Erjon Goxhara, i cili plagosi Lorenc Kostën. Gjithashtu efektivi kishte bërë kërkesë në Apel për zbutjen e masës së sigurisë “arrest në burg” në “arrest shtëpie”, por Apeli vendosi të mos pranojë kërkesën e tij.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e 19 gushtit, kuefektivi Erjon Goxhara qëlloi me 6 plumba inxhinierin e ERE, Lorenc Kostën te zona e ‘Komunës së Parisit’ në kryeqytet pas dyshimeve për tradhtinë e gruas. Ndërkohë pas ngjarjes ai u arratis dhe u vetëdorëzua në polici duke shprehur pendesë për veprimin e tij.

Artikulli i mëparshëmGazetarë “bandë” e SPAK-ut/ Anila Hoxha, replikë të fortë Andi Bushatit
Artikulli i radhësGjykata e BE-së “fshin” gjobën prej 1.5 miliard eurosh ndaj Google