Pas sulmit të bujshëm ndaj influenceres Klea Prenga në një lokal të kryeqytetit, Antonela dhe Mariela Berisha vazhdojnë të jenë në arrati. Sulmi i dhunshëm ndodhi kur motrat goditën Klean me një shishe qelqi në fytyrë, duke shkaktuar zemërim dhe reagime të shumta në rrjetet sociale.
Megjithëse janë bërë shumë aludime rreth vendndodhjes së tyre, burime të afërta sugjerojnë se motrat janë larguar për në Dubai pas ngjarjes. Sipas personave pranë tyre në TikTok, Antonela dhe Mariela kanë braktisur menjëherë vendin pas incidentit, duke marrë me vete edhe djalin e vogël të Marielës.