
Tensionet kanë shpërthyer në protestën e opozitës para Kryeministrisë, ku protestuesit kanë hedhur molotovë drejt kordonit të policisë që rrethon ndërtesën. Një pjesë e protestuesve janë përleshur fizikisht me forcat e rendit, duke krijuar skena të dhunshme në rrugët e kryeqytetit.
Përplasjet filluan në momentin kur një grup deputetësh të Partisë Demokratike iu afruan pjesës së parë të protestës, duke ngritur akoma më shumë tensionet. Në videon e mëposhtme mund të shihen momentet kur protestuesit sulmojnë policinë, ndërsa situa
ta vazhdon të jetë e tensionuar.