Kapet në flagrancë: 54-vjeçari tenton të kontrabandojë 14,500 euro në Kakavijë!

0

Një 54-vjeçar është ndaluar në pikën kufitare të Kakavijës, pasi tentoi të kalojë jashtë Shqipërisë me 14,500 euro të padeklaruara. Burimet policore bëjnë të ditur se ndaj tij është ngritur procedim penal në gjendje të lirë, me akuzën për “Mosdeklarim të parave dhe sendeve me vlerë në kufi”.

Shuma e eurove është sekuestruar si provë materiale, ndërsa çështja i është referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për hetime të mëtejshme.

Artikulli i mëparshëmInterior minister Ervin Hoxha calls protestors a “confused mob” in shocking attack on civil rights
Artikulli i radhësRama shpërthen ndaj kryebashkiakëve: Zjarret zbulojnë kaosin e organizimit, 70% e forcave të deklaruara jo prezente!