Rama takon shqiptarët e Amerikës në New York, premton angazhim të fortë drejt ëndrrës europiane

0

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me shqiptarët që jetojnë në New York si pjesë e turit për diasporën, duke theksuar krenarinë për përparimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe sfidat përpara.

“Në New York për takimin me shqiptarët e Amerikës; krenar për Shqipërinë që sot përflitet me fjalë të mira kudo në botë dhe plotësisht i vetëdijshëm për sfidat e jashtëzakonshme të rrugës drejt majës së 2030, kur me fuqinë e bashkimit tonë… do të ngremë flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në oborrin e Bashkimit Europian,” shprehet Rama në një postim në Facebook.

Rama rikthehet për herë të tretë në turin e diasporës pas takimeve në Athinë dhe Milano më herët gjatë këtij viti, ndërsa përgatit një tjetër vizitë në Selanik më 3 nëntor. Në zgjedhjet e ardhshme, për herë të parë do të votojnë edhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, duke sjellë më shumë ndikim të diasporës në politikën shqiptare.

Artikulli i mëparshëmDrejtoria e Taksave në Tiranë merr certifikatë ISO pa standardet e nevojshme: Një vlerësim që ngjall dyshime
Artikulli i radhësSHBA godet përhapjen e dezinformimit rus, ndërsa Musk akuzohet për lidhje me Kremlinin