Berisha sulmon ministrin Hoxha dhe kreun e Policisë, paralajmëron për mosbindje civile në protestën e nesërme

0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka drejtuar akuza të ashpra ndaj ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, dhe kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, vetëm një ditë përpara protestës së opozitës, e cila parashikohet të bllokojë disa nga akset kryesore rrugore në vend.

Protesta, që do të zhvillohet nesër, synon bllokimin e akseve strategjike si “Tiranë–Durrës” pranë Kamzës, “Durrës-Tiranë” pranë Shkozetit, “Kashar–Milot” pranë kryqëzimit të Milotit, “Elbasan–Tiranë” te rrethrrotullimi i Bradasheshit, “Durrës–Fier” te rrethrrotullimi i Rrogozhinës dhe “Levan–Tepelenë” te rrethrrotullimi i Levanit.

Në një fjalim të drejtpërdrejtë, Berisha paralajmëroi kryeministrin Edi Rama që të mos “ndërsejë” Ervin Hoxhën, të cilin e akuzoi për lidhje me grupet kriminale, dhe Ilir Prodën, të cilin e konsideroi të përfshirë në krimet më të rënda.

Berisha deklaroi se protesta e nesërme është vetëm fillimi i një serie veprimesh të mosbindjes civile kundër qeverisë. Ai theksoi se qytetarët janë të lodhur dhe të revoltuar ndaj regjimit të Ramës dhe se janë të gatshëm të luftojnë për ndryshime të thella politike dhe largimin e tij nga pushteti.

Artikulli i mëparshëmPolicia e Shtetit merr masa për protestën e nesërme, paralajmëron organizatorët për bllokimin e rrugëve
Artikulli i radhësArrestimi i Durim Bamit konfirmohet nga Interpoli në Emiratet e Bashkuara Arabe