Bllokimi i rrugëve kryesore në protestën e opozitës për kërkesën e një qeverie teknike

0

Radhë kilometrike janë krijuar në të gjithë vendin brenda pak minutash nga nisja e protestës së opozitës, që kërkon formimin e një qeverie teknike për organizimin e zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2025. Protesta është organizuar në gjashtë pika nevralgjike të qarkullimit në Shqipëri, ku deputetët kanë bllokuar akset rrugore me automjetet e tyre.

Pikat e bllokimit përfshijnë sheshin Shqiponja në Tiranë, rrethrrotullimin e Milotit, atë të Shkozetit, rrethrrotullimin e Bradasheshit, rrethrrotullimin e Rrogozhinës dhe aksin rrugor në Levan. Këto pika të zgjedhura janë ndër kryesoret për qarkullimin ndërqytetas dhe ndërkombëtar, duke shkaktuar bllokime të mëdha të trafikut dhe vonesa për qytetarët që udhëtojnë në këto zona.

Në këtë protestë, opozita kërkon që zgjedhjet e ardhshme të organizohen nën drejtimin e një qeverie teknike, duke e cilësuar atë si zgjidhje për garantimin e një procesi zgjedhor të ndershëm dhe transparent.

Artikulli i mëparshëmEuropean MP Fredi Beleri attacked with eggs and yogurt outside Albanian parliament/ Police non-intervention raises questions
Artikulli i radhësLiz Truss mbështet Donald Trump për të fituar zgjedhjet presidenciale në SHBA