Artisti nga Mali i Zi, David Dreshaj, i cili po përballet me kritika dhe përpjekje për të bllokuar videoklipin e tij më të fundit, ka zgjedhur të reagojë qetësisht përmes një deklarate në Instagram. Dreshaj ka sqaruar se klipi i këngës “Te Quero T’Aime” është realizuar me të gjitha lejet e nevojshme, të lëshuara nga Muzeu Publik i Cetinjës dhe Parku Kombëtar Lovçen, me miratimin e JP Nacionalni Parkovi Crne Gore dhe UNESCO-s.
Në mesazhin e tij, Dreshaj ka theksuar se kënga është një manifest për dashurinë, pa asnjë mesazh patriotik apo politik, duke refuzuar spekulimet e komenteve online. Ai i cilëson kritikat si “të pabazuara” dhe të fryra për “boom mediatik” pa arsye të vlefshme.
Pavarësisht polemikave në rrjetet sociale, klipi “Te Quero T’Aime” ka arritur sukses të jashtëzakonshëm, duke kapur mbi 4 milion shikime në YouTube brenda pak ditësh dhe duke gjetur mbështetje masive nga publiku.
FAQJA KRYESORE LIFESTYLE David Dreshaj përballë kritikave: Klipi “Te Quero T’Aime” miliona shikime pavarësisht polemikave