Rama në Budapest për Samitin e Komunitetit Politik Evropian, pritet nga Orban

0

Sot në Budapest zhvillohet samiti i radhës i Komunitetit Politik Evropian (KPE), ku kryeministri Edi Rama u prit nga homologu i tij hungarez, Viktor Orban.

Samiti përfshin 50 liderë të Europës dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, me fokus në sfidat e përbashkëta si lufta në Ukrainë dhe çështjet e emigracionit.

KPE, një iniciativë e presidentit francez Emmanuel Macron e nisur në vitin 2022, është një forum pan-evropian që përfshin dhjetëra krerë shtetesh, përfshirë ato jashtë BE-së. Disa kritikë e shohin si një mekanizëm për të ngadalësuar zgjerimin e BE-së, duke mbajtur në pritje shtetet ballkanike, Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë.

Artikulli i mëparshëmRafineria më e madhe në Ballkan del në shitje: Gjigandi rus Lukoil nxjerr në treg rafinerinë në Burgas
Artikulli i radhësArmand Duka dhe Samir Mane, në qendër të një rrjeti korrupsioni: A do të veprojë SPAK për ndëshkimin e tyre?