Forbes/Marrëveshja e Italisë për qendrat e migracionit në Shqipëri përballet me sfida të reja

0

Një marrëveshje prej 720 milionë dollarësh mes Italisë dhe Shqipërisë për krijimin e një skeme migracioni po përballet me pengesa të mëdha, ndërsa procesi i transferimit të azilkërkuesve drejt Shqipërisë vazhdon të gjenerojë shqetësime ligjore dhe kritika ndërkombëtare. Forbes i ka kushtuar hapësirë çështjes, duke theksuar problematikat që kanë dalë në sipërfaqe lidhur me çështjet e sigurisë dhe procedurat e përpunimit të azilkërkuesve.

Një vendim i ri nga një gjykatë italiane detyroi qeverinë italiane të transferonte në Itali një grup tjetër azilkërkuesish nga Egjipti dhe Bangladeshi që u shpëtuan në det dhe u dërguan për përpunim në Shqipëri. Ky vendim pason një seri sfidash ligjore që e bëjnë të vështirë për qeverinë italiane zbatimin e plotë të marrëveshjes së saj për migracionin, një model që synon ta konsiderojë Shqipërinë si një vend të sigurt për përpunimin e azilkërkuesve.

Qeveria italiane është në përballje të vazhdueshme me gjykatat për të implementuar këtë skemë, duke kërkuar të konsiderojë disa vende si të sigurta për kthimin e azilkërkuesve, një qasje që ka ngjallur polemika edhe brenda BE-së. Ky model, përkundër sfidave, po shihet nga shtetet anëtare të BE-së dhe Komisioni Evropian si një eksperiment që mund të sjellë ndryshime në politikat e migracionit në Europë.

Artikulli i mëparshëmVilma Nushi dhe koncesioni i Check Up-it: Pse përfituesja e PPP-së nuk po dëshmon përpara komisionit hetimor?
Artikulli i radhësKuvend/ Shehaj kërkon interpelancë me ministren e Shëndetësisë