Gjatë seancës plenare të Kuvendit sot, deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja, ka shfaqur probleme shëndetësore. Mësohet se Gështenja nuk është ndier mirë për shkak të hernies diskale, një problem nga i cili deputeti vuan prej kohësh
Menjëherë në ambientet e Kuvendit ka mbërritur ambulanca, e cila e ka transportuar deputetin drejt urgjencës për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.