Mbrëmjen e së mërkurës, biznesmeni Eduard Reçi u ekzekutua me një plumb në kokë, ngjarje që ka tronditur kryeqytetin. Ai u transportua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, por fatkeqësisht ndërroi jetë disa orë më vonë.
Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, i cili komentoi ngjarjen, sugjeroi se krimi mund të lidhet me veprimtarinë e biznesmenit në sektorin e ndërtimit. Sipas Softës, Reçi kishte bërë më parë një denoncim në polici për një konflikt mbi pronësinë, një çështje që mund të ketë qenë faktor i përshkallëzimit të situatës.
“Ka pasur një denoncim në polici nga viktima, i cili lidhet me një mosmarrëveshje për pronësinë. Mendoj se hetimet janë përqendruar te veprimtaria e tij si biznesmen dhe se vrasja nuk ka të bëjë me pozicionin që Reçi mbante më parë si zyrtar i Shërbimit Sekret,” tha Softa në emisionin “Çështja e Ditës” në News 24.
Ngjarja ka lënë ende shumë pyetje pa përgjigje, ndërsa policia po punon për të identifikuar autorët dhe për të hedhur më shumë dritë mbi motivet e kësaj vrasjeje të rëndë në zemër të Tiranës.
FAQJA KRYESORE VENDI DHE RAJONI Ekzekutimi i biznesmenit Eduard Reçi – Eksperti i sigurisë zbulon konfliktin e...