Emërimet e reja në Policinë e Shtetit: Kush është Elton Alushi Drejtor i ri i Policisë së Tiranës

0

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, prezantoi sot 12 drejtorët e rinj të Drejtorive Vendore të Policisë në qarqe, si pjesë e reformës më të fundit për emërimet në pozicione të larta. Në krye të Policisë së Tiranës është zgjedhur Elton Alushi, ndërsa në Durrës është emëruar Vilson Bala.

Në fjalën e tij, ministri Hoxha nënvizoi rëndësinë e emërimeve të reja, duke theksuar se procesi përzgjedhës përfshiu 43 kandidatë për të siguruar standardet më të larta në drejtimin e policisë në qarqe. Ndërkohë, në Shkodër, një qytet ku situata e kriminalitetit mbetet problematike, është emëruar në krye të Policisë Fatmir Lleshaj. Hoxha kërkoi që autorët e atentatit të fundit në Dobraç të Shkodrës, ku mbetën të vrarë katër persona, të përballen sa më shpejt me drejtësinë.

Ministri Hoxha theksoi gjithashtu se policia duhet të fokusohet te çështjet më të rëndësishme dhe të mos ngacmojë qytetarët për probleme të vogla të banesave apo riparimeve të vogla në zonat rurale. “Policia ka një mision më të madh dhe duhet të distancohet nga praktikat që nuk përkojnë me këtë mision,” deklaroi Hoxha.

Në vijim, ministri bëri thirrje për pastrimin e radhëve të policisë nga elementë të lidhur me krimin dhe inkurajoi drejtuesit e rinj të kenë një qasje më të hapur ndaj denoncimeve të qytetarëve dhe mediave.

Drejtuesit e rinj të Policisë në qarqe:

Tiranë – Elton Alushi

Durrës – Vilson Bala

Elbasan – Fatmir Hoxha

Shkodër – Fatmir Lleshaj

Lezhë – Altin Mena

Kukës – Gentian Berberi

Dibër – Artion Duka

Fier – Skënder Hita

Berat – Luigj Vathi

Vlorë – Elidon Çela

Korçë – Erion Ahmeti

Gjirokastër – Altion Merizaj

Artikulli i mëparshëmMike Tyson vendos rregulla të ashpra për sfidën me Jake Paul: Mish krudo dhe ndalimi i seksit
Artikulli i radhësAksident tragjik në rrugën Tepelenë-Fier, humbin jetën bashkëshortët