Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka vlerësuar zgjedhjen e Bankës së Shqipërisë për të ruajtur një regjim të lirë të kursit të këmbimit. Në takimin e fundit të mbajtur në Tiranë midis Guvernatorit Gent Sejko dhe Misionit të FMN-së, të kryesuar nga Anke Weber, u theksua rëndësia e kësaj politike për stabilitetin ekonomik të vendit.
Gjatë bisedimeve, Sejko prezantoi arritjet më të fundit të ekonomisë shqiptare, duke theksuar qëndrueshmërinë në treguesit financiarë e monetarë. FMN vlerësoi politikën monetare të Bankës së Shqipërisë dhe rolin e saj të rëndësishëm në amortizimin e goditjeve ekonomike.
Në një regjim të lirë, kursi i lekut përcaktohet nga tregu, duke reflektuar lëvizjen e mallrave dhe kapitalit. Sipas FMN-së, ky sistem është një faktor kyç për rritjen ekonomike dhe duhet të vijojë për të përmirësuar stabilitetin financiar të vendit.
FAQJA KRYESORE EKONOMI FMN mbështet politikën monetare të Shqipërisë dhe regjimin e lirë të kursit...