Shehaj sjell dëshmi tronditëse për mungesë ilaçesh në Onkologjik

0

Në seancën e sotme plenare në Kuvend, Agron Shehaj, kryetar i Partisë Mundësia, solli rastin tragjik të një qytetari që humbi jetën për mungesë ilaçesh në Spitalin Onkologjik. Shehaj ndau në Kuvend një material audio ku babai i viktimës, që humbi jetën në moshën 39-vjeçare, denonconte vdekjen e të birit dhe shtronte pyetjen: “Mirë djali im, po të tjerët si do të bëhet?”

Shehaj theksoi se do të lejonte që qytetarët të bënin pyetjet që ata kanë për ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiu, në vend të pyetjeve të tij për interpelancën. Ministrja Koçiu iu kundërpërgjigj duke e akuzuar Shehajn për përdorimin e rasteve fatkeqe për përfitime politike, ndërsa Shehaj reagoi duke thënë se “faktkeqësia më e madhe është qeveria”.

Ky rast ka ngjallur reagime të shumta dhe ka ngritur shqetësime mbi situatën e mungesës së ilaçeve në institucionet shëndetësore të vendit.

Artikulli i mëparshëmGazetarja: Ibrahim Lici u mjekua në jug pas atentatit në Dobraç
Artikulli i radhësShell vjen në Shqipëri përmes Kastrati Group – cilësi premium për karburantet shqiptare