Marka globale Shell do të hyjë së shpejti në tregun shqiptar të karburanteve në bashkëpunim me Kastrati Group, liderin më të madh në vend për importin dhe tregtimin e naftës. Ky partneritet sjell cilësi premium dhe një eksperiencë të standardit më të lartë për qytetarët shqiptarë.
Kastrati Group, i njohur për përkushtimin ndaj cilësisë dhe zhvillimit ekonomik, ka zgjeruar veprimtarinë e tij në sektorë strategjikë, përfshirë energjinë, infrastrukturën dhe hotelerinë. Si kompani me ndikim të madh në ekonominë vendase, Kastrati synon të përmirësojë standardin e shërbimeve në vend, duke sjellë produkte dhe eksperienca ndërkombëtare që përmbushin pritshmëritë më të larta.
FAQJA KRYESORE EKONOMI Shell vjen në Shqipëri përmes Kastrati Group – cilësi premium për karburantet...