Biznesmeni Eduart Reçi, me origjinë nga Dibra, u vra në mënyrë misterioze mbrëmjen e së mërkurës pranë Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë në Tiranë. Ai u qëllua me armë zjarri dhe ndërroi jetë mëngjesin e së enjtes në spital.
Detajet tregojnë se Reçi është qëlluar nga një distancë me pushkë, duke qenë se kamerat e sigurisë nuk kanë regjistruar praninë e asnjë personi të dyshuar në vendin e ngjarjes. Familjarët e viktimës kanë deklaruar se ai nuk kishte konflikte të njohura me asnjë individ, duke e bërë kështu motivin e vrasjes ende të paqartë.
Aktualisht, autorët e kësaj ngjarjeje tragjike mbeten në arrati dhe ende nuk ka informacion të mëtejshëm mbi të dyshuarit.
FAQJA KRYESORE VENDI DHE RAJONI Vrasja në Tiranë/ Biznesmeni Eduart Reçi u qëllua nga distanca me armë...