Policia e Tiranës ka arrestuar një 14-vjeçar të dyshuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij, ngjarje që ndodhi të hënën afër shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ndodhi në rrugën “Qemal Stafa,” ku pas një sherri, i dyshuari përdori një thikë për të sulmuar dy bashkëmoshatarë. Si pasojë e sulmit, një prej tyre ndërroi jetë në spital, ndërsa i dyshuari dhe viktima tjetër ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia e akuzon të miturin për veprat penale “Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, të parashikuara nga nenet 79/a dhe 279 të Kodit Penal.
Hetimet kanë zbuluar se konflikti filloi brenda shkollës dhe përshkallëzoi në një incident fatal jashtë saj. Aktualisht, hetimet po vijojnë për të sqaruar më tej rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësinë penale.
FAQJA KRYESORE VENDI DHE RAJONI Vrasja e 14-vjeçarit në kryeqytet, arrestohet bashkëmoshatari i dyshuar