Është hedhur shorti në Nyon të Zvicrës për fazën finale të Nations League, duke rezervuar përballje spektakolare në çerekfinale. Italia dhe Gjermania do të përballen në një ndeshje plot rivalitet historik, ndërsa Holanda sfidon Spanjën në një tjetër duel të fortë.
Ndërkohë, dy çiftet e tjera të çerekfinaleve do të jenë Kroacia kundër Francës dhe Danimarka përballë Portugalisë. Të gjitha ndeshjet e kësaj faze do të luhen me sistemin vajtje-ardhje, duke nisur më 20 dhe 23 mars.
Pritet që këto përballje të ndezin emocionet e tifozëve dhe të vendosin fatet e katër ekipeve që do të vazhdojnë në fazat finale për trofeun e Nations League. Cili do të jetë ekipi që do të triumfojë? Përgjigjja do të vijë në fushë.