Moti i keq ka përfshirë kryeqytetin sot, duke sjellë shtrëngata shiu dhe erëra të fuqishme që kanë rrëzuar pemë në disa zona qendrore, duke rrezikuar sigurinë e qytetarëve.
Në mungesë të paralajmërimeve nga Policia dhe Bashkia, qytetarët shprehen të zhgënjyer dhe të braktisur, ndërsa përmendin mungesën e masave parandaluese në një ditë pushimi zyrtar. Situata vijon të jetë kaotike, ndërsa organet përgjegjëse duket se kanë lënë qytetarët në mëshirë të fatit.