Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tropojë, ku një konflikt ka përfunduar tragjikisht. Rreth orës 13:40, në një lokal në fshatin Dojan, shtetasi F. M., rreth 35 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. D., 43 vjeç, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Sipas njoftimit të Policisë, motivet që çuan në këtë ngjarje të rëndë janë ende të paqarta, por dyshohet se bëhet fjalë për motive të dobëta.
Forcat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, specialistët e Hetimit të Krimeve dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë janë nisur drejt Tropojës për të lokalizuar dhe kapur autorin e dyshuar. Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Policia po shoqëron dhe interviston persona të tjerë që mund të kenë dijeni mbi incidentin, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve për bashkëpunim nëse kanë informacione që mund të ndihmojnë hetimin.
Ngjarja ka tronditur komunitetin e vogël të fshatit Dojan, duke nxjerrë edhe një herë në pah pasojat tragjike të konflikteve të dhunshme.
FAQJA KRYESORE VENDI DHE RAJONI Vrasje në Tropojë: 35-vjeçari qëllon për vdekje në një lokal në fshatin...