Shehaj: “Mundësia” synon minimalisht 7 deputetë në zgjedhjet e 2025-ës

0

Agron Shehaj deklaroi se në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2025 partia që ai drejton, “Mundësia,” synon të fitojë të paktën 7 deputetë, një numër që do t’i mundësonte krijimin e një grupi parlamentar.

“Do të ishte një dështim nëse nuk do ta arrinim këtë objektiv. Në këto zgjedhje do të hyjmë të vetëm,” tha Shehaj gjatë një interviste në rubrikën “Opinion” në Neës24. Ai përjashtoi mundësinë e ndonjë aleance me parti të tjera, duke përfshirë edhe Partinë Demokratike.

Me këtë deklaratë, Shehaj konfirmoi pozicionin e pavarur të partisë së tij në garën zgjedhore, duke e përqendruar betejën në forcimin e një alternative të re politike në skenën shqiptare.

Artikulli i mëparshëmKomisioni “Xhafaj” përfiton 350 mijë euro nga Kuvendi (emrat e ekspertëve)
Artikulli i radhësEuropol: 6 muaj në aplikacionin Matrix kushtonin 1300-1600 euro