
Një aksident i rëndë me tre automjete ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit, në zonën e njohur si Gjegjan. Si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Kukësit për ndihmë mjekësore.
Aksidenti ka shkaktuar ndërprerje të qarkullimit në këtë segment rrugor, duke detyruar devijimin e lëvizjes në rrugë dytësore. Autoritetet ndodhen në vendngjarje për të hetuar shkaqet dhe për të menaxhuar situatën.