Dy të rinj humbin jetën në Greqi, shqiptari në gjendje të rëndë në spital

0

Një aksident tragjik automobilistik në Miliona të Prespes, Greqi, ka marrë jetën e dy të rinjve, njëri 16 dhe tjetri 18 vjeç, ndërsa një 17-vjeçar shqiptar është plagosur rëndë dhe po lufton për jetën në spitalin “Papabilolaou” në Selanik.

Aksidenti ndodhi kur automjeti ku udhëtonin tre të rinjtë doli nga rruga dhe u përplas me një pemë. Ata po udhëtonin nga Follorina drejt Agio Germanos.

Viktimat janë identifikuar si Kostantino, 16 vjeç, dhe Stavro, 18 vjeç, ndërsa i plagosuri është 17-vjeçari shqiptar Klajdi Pero, i njohur gjithashtu si Nikos.

Thirrje për dhurim gjaku

Gjendja e rëndë e Klajdi Pero ka nxitur një thirrje nga mediat dhe autoritetet lokale për të dhuruar gjak në përpjekje për të shpëtuar jetën e tij.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, duke sjellë edhe njëherë në vëmendje rëndësinë e sigurisë rrugore dhe kujdesit gjatë udhëtimeve. Hetimet për rrethanat e aksidentit janë në vijim.

Artikulli i mëparshëmSPAK kërkon rikthimin e Berishës në arrest shtëpie, GJKKO shqyrton kërkesën sot
Artikulli i radhësMe avion special drejt Athinës: përmirësohet gjendja e kryepeshkopit Janullatos pas hemorragjisë gastrike