Tragjedi në Vaun e Dejës: dy viktima dhe një i plagosur në aksidentin e rëndë

0

Policia ka dhënë detaje mbi aksidentin tragjik në Vaun e Dejës, ku një automjet ka dalë nga rruga, duke përplasur për vdekje dy këmbësorë, Ndue Prenga dhe Ndreke Prenga.

Ngjarja ndodhi në fshatin Mjedë, rreth orës 17:00, kur drejtuesi i automjetit, Gledis Bujari, humbi kontrollin e mjetit të tij tip “Mercedes Benz”. Përplasja rezultoi fatale për dy viktimat: njëri prej tyre ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa tjetri humbi jetën gjatë transportimit për në spital.

Drejtuesi i mjetit ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, nën mbikëqyrjen e policisë, dhe pritet të shoqërohet për veprime të mëtejshme pas përmirësimit të gjendjes së tij.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë aksident tragjik.

Ky incident ka tronditur komunitetin lokal dhe sjell edhe një herë në vëmendje rëndësinë e respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor për të shmangur ngjarje të tilla tragjike.

Artikulli i mëparshëmMe avion special drejt Athinës: përmirësohet gjendja e kryepeshkopit Janullatos pas hemorragjisë gastrike
Artikulli i radhësManastirliu “varfërohet” në Ministrinë e Arsimit, por bashkëshorti vijon të fitojë miliona nga aktiviteti privat