Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në përmbushje të masës së detyrimit për paraqitje të vendosur nga Apeli i GJKKO më 3 janar. Gjatë vizitës, Berisha nuk e kurseu kritikën ndaj institucionit, duke e akuzuar për lidhje me krimin e organizuar.
Pasi firmosi dokumentin e kërkuar, Berisha la një shënim ku e cilëson SPAK-un si “organizatë kriminale”. Ai akuzoi gjithashtu gjyqtarin që i riktheu masën e sigurisë, duke theksuar se veprimet e tij ishin të diktuara politikisht.
“Ky është një akt i turpshëm politik me të cilin prokuroria, në kundërshtim me Kushtetutën, kërkon të më ndalohet fjala e lirë. Një gjykatës kukull i Partisë vendosi sipas kërkesës së tyre,” deklaroi Berisha. Ai premtoi se do të vazhdojë të denoncojë çdo lidhje mes drejtësisë dhe botës së krimit, duke përmendur kryeprokurorin e SPAK-ut, Arben Dumani, si shembull të këtij bashkëpunimi të dyshimtë.
Këto akuza të ashpra vijnë në një moment kritik për institucionet e drejtësisë në vend, ndërsa SPAK mbetet në qendër të vëmendjes për ndjekjen e çështjeve të bujshme të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Berisha ka paralajmëruar publikimin e më shumë të dhënash që, sipas tij, do të zbulojnë të vërtetën e funksionimit të institucioneve në Shqipëri.
FAQJA KRYESORE POLITIKË Berisha shpall SPAK-un “organizatë kriminale” në mesazhin e tij në Prokurorinë e...