Rregulla të reja për udhëtimet: Shtetasit amerikanë duhet të aplikojnë për Autorizim Elektronik për Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë dhe udhëtimet tranzit

0

Duke filluar nga data 8 janar 2025, të gjithë shtetasit amerikanë që udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar, qoftë për turizëm, biznes apo studime afatshkurtra deri në 6 muaj, do të jenë të detyruar të aplikojnë për një Autorizim Elektronik të Udhëtimit (ETA). Ky rregullim i ri përfshin edhe ata që kalojnë tranzit nëpër aeroportet britanike.

Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë publik këtë informacion, duke i udhëzuar shtetasit amerikanë që të aplikojnë për ETA përpara udhëtimit të tyre. Ky dokument i ri është një kërkesë për të lehtësuar dhe rritur sigurinë e kufijve të Mbretërisë së Bashkuar.

Për më shumë detaje mbi mënyrën e aplikimit dhe procesin për marrjen e ETA-së, vizitoni faqen zyrtare: gov.uk.

Ky zhvillim është pjesë e një sistemi të ri të kontrolleve kufitare, që synon të modernizojë procedurat për vizitorët ndërkombëtarë, duke ndihmuar autoritetet britanike në menaxhimin më efikas të hyrjeve në vend. Udhëtarët këshillohen të planifikojnë udhëtimet e tyre duke marrë parasysh kohën e nevojshme për aplikimin dhe aprovimin e ETA-së.

Artikulli i mëparshëmGentian Sharra mohon akuzat: “Kisha 2 milionë euro tendera, nuk grabisja Rinasin”
Artikulli i radhësGjendja kritike e Kryepeshkopit Anastas/ Lutje dhe shpresë për shërim