Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për të dhënë sqarime mbi pretendimet e saj për një video komprometuese ndaj magjistrates Irena Gjoka.
Sipas deklaratës së Malltezit, ajo ka ngritur pyetje për ekzistencën e një videoje ku pretendohet se gjyqtarja Irena Gjoka negocionte me një ish-deputet të PS-së për marrjen e shumës prej 500 mijë eurosh në këmbim të lehtësirave ligjore. Malltezi ka deklaruar për mediat se nuk e disponon videon, por është në dijeni se kjo video është gjetur rastësisht në banesën e një gazetari që tashmë është larguar nga Shqipëria.
“Kanë vendosur mbylljen e procedimit. Pyeta nëse ekziston një video e tillë dhe nëse SPAK e disponon atë. Unë nuk e kam videon, por SPAK duhet të thotë nëse ajo ekziston apo jo,” u shpreh Malltezi.
Deklaratat e saj përfshijnë akuzat ndaj SPAK për mungesë transparence dhe për një vendim të nxituar për mbylljen e procedimit. Ajo ka theksuar se Prokuroria e Posaçme duhet të sqarojë nëse materiali në fjalë ekziston dhe pse nuk ka bërë asnjë veprim për hetimin e mëtejshëm.
Ngjarja ka ngritur sërish pyetje mbi pavarësinë dhe integritetin e institucioneve të drejtësisë në vend. Nga ana tjetër, magjistratja Irena Gjoka ka paditur Malltezin për deklaratat e saj, duke kërkuar hetim nga SPAK mbi këto akuza.
Në përditësim…
FAQJA KRYESORE VENDI DHE RAJONI Argita Malltezi: Deklaratë për video-on që përfshin gjyqtaren Irena Gjoka