Argita Malltezi në SPAK

0

Argita Malltezi, vajza e ish-kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shkuar sot në selinë e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Në një deklaratë të shkurtër për mediat, Malltezi tha: “Jam thirrur për çështjen 193/2024, pasi të jap dëshminë time, do të jap një deklaratë.” Aktualisht nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi këtë rast, por pritet që SPAK të hedhë dritë mbi arsyet e thirrjes së saj.

Kujtojmë se SPAK ka intensifikuar hetimet ndaj disa figurave të njohura politike dhe të afërmve të tyre, në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Rasti i Malltezit ka ngjallur interes të madh publik dhe mediatik, duke lënë hapësirë për spekulime mbi zhvillimet e mëtejshme.

Në përditësim…

Artikulli i mëparshëmBerisha: Akuzat për Pandeli Majkon, përgjimet e SHISH pritet ta çojnë drejt prangave
Artikulli i radhësRama kundër akuzave: Ulja e çmimit të energjisë nuk është për zgjedhje