Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj akuzave të opozitës, të cilët pretendojnë se ulja prej 1 lek/kilovat e çmimit të energjisë elektrike është një lëvizje elektorale. Në një video nga zyra e tij, Rama theksoi se kjo është ulja e vetme në Europë që nga nisja e luftës në Ukrainë dhe se vendimi është marrë për të lehtësuar jetën ekonomike të qytetarëve shqiptarë.
“Ne nuk e kemi rritur kurrë çmimin e energjisë në një dekadë, ndërsa kjo ulje është një masë pozitive që do t’i shërbejë familjarëve dhe pensionistëve,” tha Rama. Ai shtoi se nuk ka bërë kurrë lëvizje të tilla për zgjedhje dhe nuk ka pse ta bëjë tani, duke siguruar se fitorja e tij në zgjedhjet e ardhshme është e garantuar.
Rama mohoi çdo pretendim se kjo është një strategji për vota, duke deklaruar se shqiptarët do të përfitojnë drejtpërdrejt nga kjo ulje, ndërsa akuzat e opozitës i konsideroi të pabaza.
Reagimi vjen pas kritikave të ashpra nga opozita, ku liderë të saj si Sali Berisha dhe Lulzim Basha e cilësuan këtë lëvizje një “mashtrim elektoral” për të siguruar vota. Përballë këtyre kritikave, Rama mbetet i bindur në vendimin e tij, duke nënvizuar se kjo masë është në shërbim të qytetarëve dhe ekonomisë së tyre.
Në përditësim…
FAQJA KRYESORE VENDI DHE RAJONI Rama kundër akuzave: Ulja e çmimit të energjisë nuk është për zgjedhje