Forcat RENEA dhe FNSH kanë rrethuar një pallat në zonën e Astirit në Tiranë pas një denoncimi nga një qytetare, e cila pretendon se është dhunuar nga disa persona. Ngjarja ndodhi në katin e 8-të të një banese, ku qytetarja, shtetasja S.Q, ka njoftuar sallën operative për incidentin.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje së bashku me grupin hetimor dhe shërbimet zjarrfikëse. Aktualisht, autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe për të ofruar ndihmën e nevojshme qytetares.
Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e policisë janë në negociata me shtetasen S.Q, e cila ka mbyllur derën dhe refuzon ta hapë. Situata po monitorohet me përparësi nga të gjitha strukturat e përfshira.
Ngjarja ka ngjallur shqetësim dhe interes të lartë publik, ndërsa pritet që detaje të mëtejshme të dalin nga hetimet.
Në përditësim…