Presidenti i Emirateve të Bashkuara viziton Shqipërinë, Rama: Një moment historik për partneritetin

0

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheiku Mohammed bin Zayed Al Nahyan, do të vizitojë për herë të parë Shqipërinë.

Një gur kilometrik në marrëdhëniet mes dy vendeve

Në një postim në rrjetet sociale, Rama e cilësoi këtë vizitë si një moment historik dhe një dëshmi të forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara.

“Vizita e presidentit të Emirateve dhe njërit prej udhëheqësve më të respektuar të botës së sotme shënjon një gur të rëndësishëm kilometrik dhe një partneritet që është forcuar shumë kohët e fundit.”

Sipas kreut të qeverisë, ky takim do të vendosë bazat për projekte dhe bashkëpunime të reja, duke u fokusuar në interesat e përbashkëta mes dy vendeve.

Forcimi i lidhjeve mes Shqipërisë dhe Emirateve

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë qenë një ndër partnerët strategjikë të Shqipërisë në vitet e fundit, veçanërisht në ndihmën pas tërmetit të 2019-ës, si dhe në projekte të investimeve në fusha të ndryshme. Vizita e Sheikut Mohammed bin Zayed Al Nahyan pritet të sjellë një impuls të ri në këtë bashkëpunim.

Takimi mes dy liderëve do të fokusohet në zhvillimin ekonomik, investimet dhe projektet e përbashkëta, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në marrëdhëniet dypalëshe.

Artikulli i mëparshëmAjola Xoxa reagon ndaj akuzave për pastrim parash dhe sqarime për galerinë “Harabel”
Artikulli i radhësLidhjet e Erion Veliajt me oligarkun Shkëlqim Fusha: Favorizime, leje ndërtimi dhe mbështetje financiare