Shkodër: Xhaxhai i 20-vjeçarit të vrarë flet për ngjarjen tragjike

    0

    Shkodër – Prek Preka, xhaxhai i Pavlin Prekës, 20-vjeçarit të gjetur të vrarë në fshatin Guci e Re, është shprehur i tronditur nga ngjarja, duke deklaruar se nuk kanë dijeni për ndonjë konflikt që mund të kishte pasur i riu.

    Fillimisht, familjarëve iu komunikua se viktima ishte therur me thikë, por detaje të reja sugjerojnë se ai mund të jetë vrarë me armë zjarri.

    “Fillimisht na thanë se është therur me thikë. Nuk e di që nipi kishte probleme me ndokënd. Nuk e kemi idenë pse e kanë vrarë,” – tha xhaxhai i tij, 78-vjeçari Prek Preka.

    Ai tregoi se Pavlini jetonte mes Dukagjinit dhe Gucisë, duke u marrë me bagëti, dhe se familja kishte një gjendje ekonomike modeste, por të mjaftueshme për të siguruar jetesën.

    “Policia e di vetë punën e saj për të zbardhur ngjarjen,” shtoi ai, duke lënë në dorë të hetuesve sqarimin e motiveve të vrasjes.

    Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorët e mundshëm të këtij akti kriminal.

    Artikulli i mëparshëmShkodër: 20-vjeçari gjendet i vrarë në oborrin e shtëpisë
    Artikulli i radhësIlir Meta pas vendimit të Gjykatës së Lartë: Po ecim më shpejt drejt Strasburgut