Arrestohet e dashura e Safet Bajrit për vrasjen e Fatbardh Licit

0

Policia ka arrestuar të dashurën e Safet Bajrit, e dyshuar për përfshirje në vrasjen e Fatbardh Licit. E arrestuara, e identifikuar me inicialet E. A., është pronare e një dyqani në rrugën ‘Myslym Shyri’ dhe u ndalua pesë ditë pas arrestimit të partnerit të saj.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar ndaj saj masën e sigurisë “arrest me burg”, duke e akuzuar për krijimin e kushteve për kryerjen e vrasjes dhe përkrahjen e autorit të krimit. Aktualisht, ajo ndodhet në burgun e grave në Pojskë të Pogradecit. Arrestimi u krye nga departamenti i Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit.

Në këtë çështje, Safet dhe Behar Bajri, së bashku me Astmer Bilalin, akuzohen nga SPAK për ekzekutimin e Fatbardh Licit, si një akt hakmarrjeje për vrasjen e ish-policit Boran Berçana dhe partneres së tij Silvi Ndoci.

Hetimet po vijojnë, ndërsa autoritetet janë në kërkim të provave të tjera që mund të zbardhin të gjithë skemën e kësaj vrasjeje të bujshme.

Artikulli i mëparshëmBerisha Komenton Largimin e Dash Sulës: “Bashkimi me Patericën e Ramës s’është Zgjidhje”
Artikulli i radhësErion Veliaj dhe Fundi i Një Epoke Politike – Arrestimi dhe Braktisja nga PS