
Për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike, autoritetet portuale kanë pezulluar lundrimin e trageteve në linjën Durrës-Bari dhe anasjelltas.
Paralajmërim për mot të keq
Në qytetin italian të Barit është lëshuar paralajmërim portokalli për erëra të forta dhe dallgë të mëdha, duke detyruar operatorët kryesorë të linjës të anulojnë nisjet e planifikuara. Pezullimi pritet të zgjasë deri të shtunën, 15 mars.
Ky vendim vjen pas pezullimit të lundrimit në Vlorë, ku moti i keq ka krijuar vështirësi për transportin detar në gjithë bregdetin shqiptar.
Autoritetet po monitorojnë situatën dhe do të njoftojnë udhëtarët për çdo ndryshim në programin e lundrimeve.