Skandal Ushqimor: Peshk me Parazit dhe Mish me Salmonelë në Shqipëri

0

AKU zbulon produkte të rrezikshme nga Kroacia, Italia dhe Brazili

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka ndaluar hyrjen e mbi 985 kilogramëve açuge të kriposura me prezencë të parazitit L3 Anisakis, të importuara nga Kroacia dhe Italia. Ky parazit shkakton inflamacion gastrointestinal dhe mund të sjellë komplikime serioze nëse depërton në mukozën e stomakut ose të zorrëve.

Po ashtu, kontrollet zbuluan 4516 kg fileto derri nga Brazili, e infektuar me salmonelë, një bakter që mund të shkaktojë infeksione të rënda te konsumatorët.

Sipas përgjigjes së AKU për Ora News, açugia do të asgjësohet në Shqipëri, ndërsa për fileton e derrit ekzistojnë dy mundësi:

  1. Asgjësimi total i produktit, ose
  2. Rikuperimi për konsum të mëtejshëm nga subjekte që përmbushin kriteret për trajtimin e mishit.

AKU nuk ka dhënë detaje mbi natyrën e përpunimit që do t’i bëhet mishit me salmonelë, duke ngritur shqetësime mbi mundësinë e rihedhjes së tij në treg, pavarësisht rrezikut për shëndetin e qytetarëve.

Kjo nuk është hera e parë që AKU ndalon produkte të rrezikshme ushqimore, duke ngritur pikëpyetje mbi kontrollet e dobëta në kufi dhe sigurinë ushqimore në vend.

Artikulli i mëparshëmPezullohet lundrimi i trageteve në linjën Durrës-Bari për shkak të motit të keq
Artikulli i radhësTragjedi në Kosovë: Dy Studente Humbin Jetën në Aksident Rrugor