PËRGJIMET VELIAJ/ “Lali Eri” Ngre Alarmin Nga Qelia: “Kjo Është Goditja e Fundit!” – Zbardhja e Faqes 75 (Pjesa 7)

0

Zbardhja e plotë e përgjimeve të CNA – Faqja 75

Fushata e organizuar nga paraburgimi vijon me ritëm të lartë. Në faqen 75 të përgjimeve të publikuara nga CNA, zbulohet përpjekja e dëshpëruar e Erion Veliajt për të mobilizuar të gjithë mbështetësit e tij në media, në politikë dhe në avokati. Ai kërkon daljen urgjente të avokatëve në publik, përdorimin e dokumenteve zyrtare për propagandë dhe një mobilizim total për “javën e Apelit”.


Zbardhja fjalë për fjalë – Faqja 75

Bisedë me Ajola Xoxën
Erion Veliaj: “Avokatët duhet të dalin në një deklaratë për shtyp. Thuaji Maks Haxhisë të flasë publikisht. Nuk mund ta bëj vetëm me pusulla.”
Ajola: “Po flas me të. Do përgatitemi për një dalje serioze.”

Ora 13:22 – Bisedë me Arbër Veliaj
Erion: “Fol me Fugën! Thuaji që gjendja ime nuk është e mirë këtu brenda. Duhet të mobilizoheni sikur është goditja e fundit. Everything you got – this shot!
Arbër: “Fola, ua bëra të qartë. Po lëvizin të gjithë.”
Erion: “Të gjithë ata që firmosën sot duhet të marrin secilin nga një portal ose një gazetar. Kjo është një betejë për jetën.”

Ora 19:09 – Bisedë me Ajolën
Erion: “Thuaji Ermirit të më sjellë një kopje të ankesës në ILD dhe KLP. Do e përdor për postime. Duhet ta shoh me sy.”
Ajola: “Ok, do ja kërkoj menjëherë. Tjetër gjë?”
Erion: “Po, më sill shkrimin e Meros ose ma lexo po s’u botua ende.”

Data 01.03.2025 – Ora 20:16 – Bisedë me Arbrin
Erion: “Fole me të gjithë që u lashë porosi? Java tjetër është ‘java e Apelit’. Do të shkojmë në sulm.”
Arbër: “Patjetër, të gjithë janë aktivizuar. Media është shumë fort.”

Data 02.03.2025 – Ora 12:32 – Bisedë me Ajolën
Erion: “Jam i mërzitur. Duket sikur më kanë harruar këtu brenda.”
Ajola: “Të gjithë janë në lëvizje. Sapo të dalë data e Apelit, do orientohemi.”


Koment

Veliaj nuk po flet thjesht si një politikan në hall, por si një gjeneral në krizë. Ai përdor terma si “goditja e fundit” dhe shpërndan detyra konkrete për secilin aktor – nga avokatët te analistët dhe portalet – me të njëjtin disiplinim ushtarak që do të pritej nga një strukturë komanduese.

Përdorimi i Maks Haxhisë, përfshirja e dokumenteve nga KLP dhe ILD, dhe shfrytëzimi i shkrimeve të Mero Bazes, tregojnë një përpjekje për të ndërtuar një mur të fundit mbrojtës përpara ditës së Apelit.

Zbardhja vazhdon me faqen 76.

Artikulli i mëparshëmPËRGJIMET VELIAJ/ Ja Si i Orkestron Mesazhet Nga Burgu: “Bëni Sikur Është Opinion, Jo Statusi Im!” (Pjesa 6)
Artikulli i radhësPËRGJIMET VELIAJ/ Përballë Vendimit: Të Shfaqet Apo Të Fshihet? – Zbardhja e Faqes 76 (Pjesa 8)